Londër, pronares shqiptare i vjedhin lokalin

Pronarja e në kafeneje ka rënë pre e një grabitjeje në Londër. Bëhet fjalë për shqiptaren Valbona Sadiku, pronare e lokalit, e cila ishte duke punuar në kompjuterin e saj, kur hajduti ka hyrë brenda dhe kryen vjedhjen. Mediat e huaja shkruajnë se gjithçka ka ndodhur brenda 10 sekondave, ndërsa shqiptarja Sadiku tha se kjo ishte hera e dytë brenda tri javësh, që grabitësit e shënjestronin. “Është e pabesueshme që këto banda të motoçikletave tani hyjnë në pronat e njerëzve, është e tmerrshme”, tha ajo. Ndërkohë, pronarja i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, që të veprojë për të ndaluar veprimtari të tilla kriminale, që janë në rritje.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË NË RRUGËN “MUJO ULQINAKU”,NUK KA TE LENDUAR
Artikulli tjetërSOT 14 VJETORI I LUMTURIMIT TË NËNË TEREZËS