Shqiptarët alarmojne Italinë: Tirana nuk riatdheson 800 të burgosur

Italia duket se është lodhur me Shqipërinë dhe mosrespektimin e marrëveshjes për dërgimin e të dënuarve shqiptarë në Itali, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në vendin e tyre të origjinës. Ka qenë vetë drejtori i Departamentit të Administratës së Dënimit, Santi Consolo, i cili e ka vlerësuar shumë të rëndë situatën me Shqipërinë. “Ne kemi ngriur një grup brenda departamentit tonë dhe kemi verifikuar dhe kemi një regjistër të të gjithë personave të dënuar të huaj, të cilët mund të vijojnë dënimin e tyre në vendet e origjinës. Por cila është vështirësia? Rumania dhe Shqipëria nuk respektojnë marrëveshjet dypalëshe. Dhe për Shqipërinë është akoma më e rëndë, sepse ne kemi ndërtuar një institucion për 800 të dënuar, kemi dhënë ndihmën tonë dhe sot shkalla e shfrytëzimit të institucioneve shqiptare është më e ulet se ajo italiane. Për Shqipërinë, alibia është: ‘I kiemi insitucionet të mbipopulluara’”, ka deklaruar Consolo. Italia ka financuar në ndërtimin e Burgut të Peqinit, i cili kishte për qëllim pikërisht sjelljen e të dënuarve shqiptarë nga Italia për të vijuar këtu masën ndëshkuese. Por numri i madh i të burgosurve shqiptarë ka bërë që edhe ai burg të mbipopullohet dhe të mos ketë vende për të dënuarit shqiptarë në Itali

Artikulli paraprakG20,TAKIMI I PARË ZYRTAR MES PUTIN DHE TRUMP NË HAMBURG
Artikulli tjetërTENTUAN TË KALOJNË KUFIRIN NË MËNYRË KLANDESTINE, NDALOHEN 14 SHQIPTARË