Autoritetet helenë kanë goditur një bandë greko-shqiptare të trafikut të drogës dhe të posedimit të paligjshëm të armëve. Operacioni është zhvilluar në 22 janar ndërsa ditën e djeshme janë publikuar emrat e trafikantëve.

Në pranga u vunë 7 persona, 4 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe 3 grekë. Mediat greke shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë: Renado Hodallari 27 vjeç, Spartak Zene 31 vjeç, Fatjon Habibaj 33 vjeç, Devis Nikolli 24 vjeç. Të arrestuarit zhvillonin aktivitetin e paligjshëm në zonën e Atikës, shkruan ora neës. Anëtarët e organizatës i kishin të përcaktuara rolet, ku shqipëtarët kishin rolin kryesor. Ajo drejtohej nga 27-vjeçari Renado Hodallari ndërsa rol të rëndësishëm kishin edhe dy shqiptarë të tjerë.

Të arrestuarve iu sekuestrua 105 kliogram kanabis, 12 mijë euro dhe sende të tjera që përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Artikulli paraprakSHQIPTARI I JEP FUND JETES NE BURGUN GREK
Artikulli tjetërKOKAINA FSHEHUR NË KËPUCË, ARRESTOHEN DY SHQIPTARË