Procesi i vazhdueshëm i shpërnguljes së shqiptarëve nga Mali i Zi ka zbrazur tërësisht me dhjetëra vendbanime që nga Plava e Gucia, Malësia, Kraja dhe Ulqini.
Analistët vlerësojnë se shkaqet e këtij emigrimi janë gjendja e rëndë ekonomike, papunësia dhe mungesa e perspektivës zhvillimore. Analistët vënë në dukje se shpërngulja kaq e madhe ka arritur pikën kritike që rrezikon qenien kombëtare të shqiptarëve në Malin e Zi. Kjo dukuri është më e theksuar edhe më heret, ku disa fshatra janë boshatisur plotësisht. Rënia e vazhdueshme e numrit të banorëve, sipas analistëve, do të ndikojë dukshëm në të ardhmen e këtij komuniteti. /VoA/