Shqiptarët dhe marokenët rrihen me shufra hekuri në burgun e Milanos

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmbjen e djeshme në burgun e Milanos mes shqiptarëve dhe marokenëve, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur. “Situata ishte me të vërtetë e rrezikshme”, ka thënë Alfonso Greco sekretari i sindikatës së Policëve të Burgjeve të rajonit të Lombardisë. Të burgosurit të përkatësisë etnike shqiptare dhe maroken janë përleshur me shufra hekuri dhe shkopnj druri. Përleshja ka lënë të plagosur rëndë 2 të dënuar që janë dërguar në spital, ndërsa 3 të tjerë janë duke u kuruar në spitalin e burgut. Të gjithë të burgosurit të përfshirë në këtë sherr masiv, shkaqet e të cilit janë ende të paqarta, u transferuan menjëherë në burgjet e tjera.

Artikulli paraprakOPERACIONI ANTI-DROGË NË ITALI, SHUMË SHQIPTARË TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërVRASJA E SHQIPTARIT,BIZNESMENI ITALIAN SHPALLET I PAFAJSHËM