Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar spotin e zgjedhjeve të 14 majit, në qendër të së cilit është shpopullimi i Shqipërisë.

Spoti i titulluar “Shqiptarët e fundit” është formuluar në një mënyrë të tillë ku Berisha u drejtohet shqiptarëve përmes një letre ku u kërkon që në 14 maj të votojnë kundër shpopullimit të vendit.

Sipas tij kjo është një ndër problematikat më serioze që kanë prekur ndonjëherë vendin, ndërsa shprehet se sa më shumë pushtet të mbledhë Edi Rama aq më shumë do ikin shqiptarët.

Artikulli paraprakGJENDET I PAJETË 41-VJEÇARI SHQIPTAR NË GREQI, DETAJET E PARA
Artikulli tjetërKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” BARDH SPAHIA TAKIM ME BANORËT E GRUPSEKSIONIT 1/3