Shqiptarët e maskuar vjedhin me arme biznesmenin
Policia Italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Altamura, pasi dyshohet se kanë grabitur me armë një biznes. Personat e arrestuar janë dy shqiptarët me inicialet M.E dhe K.H, 22 vjeç, ata gjatë festimeve në festivalin San Riccardo, kanë shkuar të maskuar dhe me armë zjarri në një biznes familjar duke i marrë pronarit rreth 500 euro dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Policia gjeti në makinën tip ‘Fiat Panda’ një pistoletë tip “Kayman” me 5 plumba në karikator e cila u përdor nga dy shqiptarët për të kërcënuar pronarin e biznesit, para cash si dhe disa telefona.