Dy shqiptarë janë arrestuar nën dyshimin se kanë tentuar të fusin kontrabandë në Serbi një shtetas nga Afrika e Jugut.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, shtetasit janë ndaluar nga policia në fshatin Llabjan të Gjilanit në kohën kur ishin duke udhëtuar për në Serbi.

Njoftimi i policisë sqaron se njëri nga të dyshuarit gjatë arrestimit e ka sulmuar fizikisht njërin prej policëve që po merrnin pjesë në aksion.

Të dy shqiptarët janë arrestuar ndërsa jugafrikani është dërguar në qendrën e azilit dhe migrimit.

Artikulli paraprakMINI REVOLTË E TË BURGOSURVE SHQIPTARË NË BURGUN E MARASIT
Artikulli tjetërSKUADRA FESTON TITULLIN, AUTOBUSI PËRFUNDON NË FLAKË