Festat e nëntorit të cilat kanë korresponduar edhe me fundjavën janë shfrytëzuar nga shqiptarët për të udhëtuar në Europë,Turqi apo Azi.
Besnik Vathi përfaqësues i shoqatës së operatorëve turistik deklaron se ky vit ka pasur një kërkesë më të lartë nga shqiptarët për të udhëtuar.
Besnik Vathi: “Gjatësa e ditëve të pushimit ka bërë që të mos ketë lëvizje thjesht të shkurtra por të ketë lëvizje me kohëzgjatje më të madhe dhe destinacione më të largëta ”
Stambolli duket se ëshët destinacioni më i pëlqyer kjo edhe për shkak të kostove.
Ndërkohë që çmimet për ofertat variojnë nga 49 euro dheri në 2 mijë euro.”
Besnik Vathi: “Këtë vit numri më i madh i autobusëve nga të gjitha agjencitë ka qenë drejt Stambollit. Vetëm sot mund të jenë nisur 35-40 autobusë drejt Stambollit për një lëvizje 4-5 ditore.”
Administrata shtetërore ka 5 ditë pushime dhe duket se kjo ka favorizuar shtimin e prenotimeve jashtë Shqipërisë.