SHKAK KRYESOR DUKET ÇMIMI I LARTË, I PAPËRBALLUESHËM. Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon, për nivelin e sigurimit të mjeteve, shtëpive, katastrofave natyrore dhe për sigurimin e jetës.
Kjo pohohet edhe përfaqësuesit e byrove rajonale të sigurimit ne vend.Për tregun e sigurimeve në vend, kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, të cilat kërkojnë me ngulm sigurimin nga katastrofat. Sigurimi në vendin tonë është goxha i shtrenjtë për vetë nivelin e ulët ekonomik që ka shumica e popullsisë.Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Sllovakia, janë vendet e Rajonit që aplikojnë një sistem përfitimi të ulët, 60% deri në 65% të pagës.Mjetet e pasigurura që janë rreth 20% qe përbëjnë problemin më të madh në tregun e sigurimeve motorike.