Dy 28 vjeçarë shqiptarë, që banonin në provincën e Komos u arrestuan në shtëpinë e tyre, nën akuzën e trafikimit të drogës.
Kontrollet e policisë evidentuan ekzistencën e një trafiku të madh të lëndës narkotike, në veçanti të kokainës.
Gjatë veprimtarisë, u dokumentuan dhe u vërtetuan momente të ndryshme të tregtimit të drogës, ku bëhej fjalë për të paktën 10 transferime, veçanërisht në zonën e Como.
Gjithashtu pritej të tregtohej rreth gjysmë kilogrami kokainë, vlera e së cilës shkonte deri në 50 mijë euro.