Policia kufitare e Bosje Hercegovinës vuri në pranga dy shtetas shqiptarë në aeroportin e Sarajevës, pasi po tentonin të largoheshin me karta identiteti të rreme.
Ata i kishin falsifikuar kartat si të ishin shtetas italianë.
Pas një kontrolli në bagazhet e tyre u zbuluan dokumentet origjinale, të cilat përcaktonin se bëhej fjalë për shtetas shqiptar.
Prokurori i Prokurorisë Kantonale, në Sarajevë ishte informuar për të gjitha dyshimet dhe tashmë shqiptarët akuzohen për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të identifikimit.