Itali – Shqiptarët kapen me 1.5 mln euro kokainë, çelësat gjenden në reçipeta

Një çift përfundoi në prangat e policisë italiane në Vanchiglia. Në pranga përfunduan shtetasi Arbër Saliasi, 27 vjeç dhe Kleodora Balla, 28-vjeçe, banues në Corso Regina Margherita. “Lastampa”, shkruan se çifti u arrestua për posedimin e një sasie prej 7 kg kokainë, e ndarë në 2 pako të mëdha dhe 6 pako të vogla. Policia ngriti dyshimet kur kontrolluan çantën e gruas ku gjetën disa fatura energjie. Policia gjeti çelësat e banesës në reçipetat e të arrestuarës, e cila mohoi rastin. Policia sekuestroi edhe 34 300 euro. Nëse lënda narkotike do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 1.5 milionë eurove.

Artikulli paraprakNDESHJA E FUTBOLLIT SHQIPERI-IZRAEL,MOSSAD NE SHQIPERI.FRIKE NGA TERRORIZMI
Artikulli tjetërKOSOVA URON PRESIDENTIN TRUMP DHE POPULLIN AMERIKAN