27.575 qytetarë nga Shqipëria kërkuan azil në vendet e BE-së gjatë vitit 2017.

Gjermania është në krye të vendeve të preferuara, e ndjekur nga Franca. EUROSTAT- 27.500 shqiptarë kanë kërkuar azil gjatë viti 2017shifër e konsiderueshme në raport me popullsinë e Shqipërisë prej 2.9 milion banorësh. Gjermania mbetet edhe këtë vit në krye të vendeve të BE ku kërkuan azil 15.495 qytetarë nga Shqipëria, e ndjekur nga Franca me 8.875 kërkesa dhe Holanda me 1.545. Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani sipas Eurostatit është 30% më i ulët se vitin e kaluar. Në 7.000 vendimet e marra nga aplikimet e shqyrtuara deri tani, nga vendet e BE për qytetarët e Shqipërisë, vetëm 335 prej tyre nuk u refuzuan.

Dy vjet më parë, në tetor 2015, autoritetet gjermane e përfshinë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta, gjë që u ndoq edhe nga vende të tjera të BE-së. Sipas Konventës së Gjenevës, që përbën Ligjin Ndërkombëtar dhe Ligjit të BE për Azilin dhe Procedurat e tij, një vend konsiderohet i sigurtë kur ka një sistem demokratik, kur nuk ka persekutim politik, nuk ka rrezik për ushtrim dhune ndaj qytetarëve dhe kur nuk ka konflikt të armatosur. Klasifikimi “vend i sigurtë” përjashton mundësinë për qytetaret e ketyre vendeve qe të pranohen kërkesat e tyre për azil, pasi ato nuk janë legjitime. Por fluksi i azilkërkuesve nga Shqipëria, si e tregojnë edhe shifrat e Eurostat-it, vazhdon të egzistojë edhe pse në rënie në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse shanset për të marrë përgjigje pozitive nga autoritetet e Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera të BE janë pothuajse zero.

Azilkërkimi- zotim i autoriteteve të Tiranës për ta ndaluar Aida Hajnaj, Drejtore për pikat kufitare dhe emigracionin në Policinë e Shtetit thotë  se Shqipëria ka ndërmarrë masa të rrepta për të ndaluar ?do fluks azilkërkimi në vendet e BE-së. “Po godasim grupet dhe rrjetet kriminale të trafikantëve që u shesin qytetarëve të Shqipërisë dokumenta të fallsifikuara për të kërkuar azil në Gjermani, Francë apo vende të tjera të BE si edhe operatorë turistikë të përfshirë në biznesin e dokumentave fallco. Janë shtuar procedurat dhe kërkesat për cilindo nështetas shqiptar që udhëton drejt vendeve të BE. Ndjekja penale e prindërve që braktisin fëmijët e mitur në vendin e zonës Schengen, për t’i përdorur më pas dhe kërkuar azil, ka dhënë rezultate. Bashkëpunimi ynë me policinë franceze po ecën shumë mirë. Në mes të këtij muaji, javën e ardhshme në Tiranë, pritet të vijë dhe diskutojë me autoritetet e këtushme ?ështjen e azilantëve nga Shqipëria, Ministri i Brendshëm i Francës, Gérar Collomb” thotë  Aida Hajnaj.

Zotimi i qeverisë së Tiranës për të ndaluar azilkërkimin lidhet edhe me perspektivën europiane të vendit dhe ambicien për të hapur me BEn? negociatat e anëtarësimit. Ndalim i azilkërkimit nga qytetarët e Shqipërisë nuk bën pjesë në prioritetet e caktuara nga Brukseli për hapjen e negociatave, në krye të të cilave qëndron progresi në reformën në drejtësi. Por 27.500 qytetarët e Shqipërisë që kërkuan azil në vendet e BE gjatë 2017-ës janë një shqetësues për Brukselin lidhur me standardin ekonomik të Shqipërisë dhe ruajtjen e kapitalin te saj më të ?muar për progres: rininë.

Artikulli paraprakNË MINUTËN E 97-TE, SKËNDERBEU PËRFUNDON NË VENDIN E FUNDIT
Artikulli tjetërZJARRI SHKRUMBON SHTËPITË E LAGJES ‘BEL-AIR’