Dy shqiptarë u arrestuan në Torino, përkatësisht 36 dhe 27 vjeç nën akuzat e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike, si dhe për vjedhje të energjisë elektrike.
Hetimi nisi pas denoncimit të një shtetasi italian, që kishte deklaruar në polici se ferma pranë banesës së tij ishte kthyer në vend ku kultivohej lënda narkotike.
Ai tha se dy persona të panjohur për të e kishin kthyer fermën në një vend ku kultivohej kanabis, shkruajnë mediat italiane.