Sipas raportit vjetor 2014 për energjinë të ERE-s, konsumi familjar në raport me konsumin e përgjithshëm të faturuar të energjisë elektrike për konsumatorët tariforë gjithë vitin, zuri rreth 58 %. Por në 6 muajt e parë 2015, konsumi nga përdoruesit familjarë ka nisur të ulet në krahasim me vitet e tjera, edhe pse rezulton me rritje më modeste me vetëm me 2,3%. Kjo përqindje shënon në fakt, rritjen më të ulët ndër gjithë vitet e fundit dhe tregon se për herë të parë, aksioni për pagesën e energjisë së konsumuar po rrit dukshëm edhe kujdesin e konsumatorëve familjarë për të kursyer energjinë elektrike për konsum.

Në trajektoren e rritjes së konsumit të energjisë nga konsumatorët familjarë vihet re se ulja në 6 muajt e parë 2015 është e ndjeshme, krahasuar me të njëjtën periuidhë të 2014-tës kur familjarët rritën me 7,2% më shumë konsumin e energjisë nga e njëjta periudhë e 2013-tës. Ndërsa atë vit, për të njëjtën periudhë, rritja e konsumit ndaj 2012-tës ishte 13,5% më shumë se në 2011-tën.Edhe në tërësi, sivjet po vërehet ulje e konsumit të energjisë elektrike, krahasuar me vitet e mëparshme. E llogaritur nga INSTAT, rezulton se në 6 muajt e parë 2015, konsumi i energjisë elektrike u rrit vetëm me 3,5%. Në 2014-tën për të njëjtën periudhë rritja ishte 7,2%, ndërsa në vitin 2013 llogaritej me 14.1% më shumnë se 2012-ta. Ulja e konsumit të energjisë përbën një detyrim për qeverinë përballë Bashkimit Europian dhe sipas burimeve në MEI, Shqipëria ka marrë zotimin që deri në vitin 2020 të ulë me 11% konsumin e energjisë, duke rritur eficencën e energjisë në tërësi.

Artikulli paraprakQKR, VIJON E NJËJTA SITUATË BIZNESET KRYEJNË PROÇEDURAT
Artikulli tjetërPS SHKODËR, SHTYHEN AFATET PËR KRYETARIN E RI TË PARTISË