Shqiptarët masakrojnë 20 vjeçarin italian, i thyejnë kafkën

Një 20 vjeçar italian i quajtur Emanuele Morganti ishte viktimë e një rrahje të egër dhe brutale në një lokal nate. I riu përfundoi me lëndime të rënda në dhomat e emergjencës së spitali në Alatrit, ndërsa më vonë u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin “Umberto Primo” në Romë, ku iu nënshtrua një operacioni delikat në kokë, pasi sulmi brutal i kishte thyer kafkën. Gjendja e tij është e rëndë, megjithëse gjatë ditës së djeshme u shpall i vdekur. I riu është goditur me shkelma, grushte e shufra dhe tuba hekuri, duke i shkaktuar thyerje në pjesën e kokës dhe qafës, çka ka sjellë hemoragji cerebrale. Tensioni në qytetin e vogël italian është i madh, ndërsa në rrjetet sociale ka idinjatë të thellë për autorët e sulmit barbar. Ngjarja – I riu ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij në afërsi të një bari kur nisi diskutimet me një shqiptar, diskutim i cili shpejt degjeneroi në grindje të rëndë. Aq mjaftoi se në vendin e ngjarjes të mbërrinin edhe disa shqiptarë të tjerë, të cilët e nxorën të riun jashtë lokalit, duke i shkaktuar edhe rrahjen brutale, që e ka lënë 20 vjeçarin midis jetës dhe vdekjes. I riu, me origjinë nga Tecchiena është i njohur si një person i qetë.

Artikulli paraprakPARATË E PISTA TË ZYRTARËVE NË DORË TË BYROSË, DRAFTI NË KUVEND
Artikulli tjetërPUÇI NË MAL TË ZI; SHTOHEN PROVAT KUNDËR RUSISË