Kontrolle të rrepta, përfshirë edhe kontrollin e dhëmbëve, janë vetëm disa nga masat që propozon Britania në luftë me emigracionin e paligjshëm dhe për të shmangur fluksin e azilantëve me shumicë shqiptare, që duket se është bërë problem për autoritetet vendore.

Daily Mail në një raport të publikuar shkruan se shqetësimet janë rritur pasi mësuesit në Britaninë e Madhe kanë konstatuar se shumë prej atyre që prezantohen si fëmijë për përfitim azili kanë mashtruar duke me moshën. Sipas raportit janë të shpeshta rastet kur fëmijët që paraqiteshin në shkollë ishin shumë më të mëdhenj se mosha që kishin deklaruar, duke gënjyer e për pasojë ishin përzënë nga shkollat. Alarmi u ngrit në kohën kur rreth 300 emigrantë u sulën drejt Britanisë së Madhe, kur policia shkatërroi bazën në e azilantëve në Kale. Autoritetet thanë se ishin rreth 500 shqiptarë që hynë në Britani vjet duke mashtruar për moshën e thanë se ishin fëmijë. Por ata u zbuluan shpejt. Nevoja për eleminimin e këtij probleme solli disa propozime, mes të cilave edhe kontrollin e dhëmbëve me rreze X, për të hequr gjithë dilemat rreth moshës reale. Vetëm në një zonë në jug të Londrës rezulton se janë gjithsej 433 fëmijë azilantë, 214 shqiptarë dhe vetëm 11 sirianë.

Artikulli paraprakVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA FITON KLASIKEN ME TIRANËN
Artikulli tjetërVLLAZNIA MPOSHTET NGA KUKËSI, CUNGU: E PATOLERUESHME!