Shqiptarët më të kërkuar në Europë, ja sa para jep Austria për kapjen e tyre

Sipas Europol, të gjithë qytetarët të cilët kanë informacione në lidhje me vendndodhjen e personave të kërkuar do të ju sigurohet anonimati si dhe do tu jepet një kompensim në para. Sa për të dhënë një shembull: Austria jep 2900 euro për këdo që ka informacione që çojnë në arrestimin e Tibor Foco, një i kërkuar nga Hungaria. Ose jep 10 mijë euro për informacione që do të çojnë në kapjen e Hime Lufajt, shqiptarin që akuzohet për trafik armësh. Durim Gremajt, eshye një prej njerëzve kryesorë të mafias shqiptare, por mbi të gjitha i trafikut të njerëzve deri në vitin 2009. Nga viti 2005 deri në 2009, Durim Gremaj akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë, ku e detyronte të ushtronte aktivitetin në Spanjë dhe Holandë. Më pas ata u transferuan diku tjetër. Himë Luftaj akuzohet një tentativë vrasje në Vjenë në 2009. Mësohet se gjithçka ka nisur pasi ai nuk iu bind një urdhri për ndalim nga policia, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti më herët. Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, Luftaj pasi u ndalua nga postoblloku, qëlloi me thikë disa herë në trup një efektiv policie, duke e plagosur rëndë atë. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, në 2006 ai dyshohet se ka kryer një tentativë grabitje në një lokal në Vjenë. Për të gjithë ata që kanë informacion, Austria jep një shpërblim prej 10 mijë euro.

Artikulli paraprakOPERACIONI I POLICISE “BLICI RRUGOR”,1200 EFEKTIVE NE 12 QARQE TE VENDIT
Artikulli tjetërRRETH 400 FËMIJË SHQIPTARË ‘TË BRAKTISUR’ NË BRITANI