Turneu ndërkombëtar i boksit “Memorial Vllaznia 2015” ka hapur siparin në qytetin e Shkodrës. Me pjesëmarrjen e 10 shteteve të ndryshme nga e gjithë bota në ditën e parë të memorialit u zhvilluan 14 ndeshje. Dita e parë ofroi sfida tejet interesante dhe përballje plot rivalitet mes boksierëve që hypën në ring. Nga 6 boksierë të Shqipërisë vetëm 2 prej tyre arritën të fitojnë. Edhe dy shqiptarë të tjerë boksuan por njëri për ngjyrat e Kosovës dhe tjetri të Gjermanisë.

E veçanta e turneut është se Gjermania drejtohet nga një shqiptar, madje nga një shkodran, Artur Drini, legjenda e boksit i cili prej vitesh jeton në Gjermani dhe ushtron aktivitetin e tij atje. Krenar Zeneli për Shqipërinë emocinoi në sfidën që zhvilloi duke marrë një fitore përballë italianit D’andrea. Pas tij, vëllai i Krenarit, Rexhildo Zeneli po ashtu bëri një paraqitje të mirë teksa mundi në peshën 60 kilogram Agateljan të Çekisë. Në tre ndeshjet tjera shqiptarët kanë humbur. Atdhe Gashi, për Gjermaninë fitoi përballë Esild Galemit të Shqipërisë. Kristian Shytani nuk arriti të fitojë ashtu siç nuk fituan edhe Ariol Kajoshi dhe Nelson Hysa. Memoriali do të ketë edhe dy ditë të tjera ku boksierët e Shqipërisë synojnë zonën e medaljeve.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/7XQFm3F–fs” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAKADEMIA VLLAZNIA, KJO PËR TË CILEN KRENOHEMI TË GJITHË
Artikulli tjetërRASTET E ANEMISË TEK FËMIJËT, NË RRITJE