Ndotja e ajrit është një problem tashmë global, ku shtetet po përpiqen të marrin masa të ndryshme në ndihmë të mjedisit dhe të rritjes së cilësisë së ajrit që thithim çdo ditë.

Në këtë linjë është edhe Plani i ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën i cili është momentalisht për konsultim.

Në të parashikohet që përdorimi i automjeteve të kryhet në ditë të caktuara të javës, masë kjo që synon të reduktojë emetimin e gazeve.

Një ndër sugjerimet për zgjidhjen e situatës, është që automjetet të lejohen të dalin në rrugë në ditë të caktuara, sipas targave të automjeteve.

Në draft parashikohet gjithashtu që në 2026, duhet të ndërhyhet në infrastrukturë, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e rrugëve e për pasojë të përdoret më pak karburant.

Artikulli paraprakAKSIDENTI ME 1 VIKTIMË DITËN E DJESHME NË LEZHË, ARRESTOHET DREJTUESI I FURGONIT
Artikulli tjetërTHUMANË-KASHAR NGA SOT ME PAGESË, JA TARIFAT QË DO TË APLIKOHEN PËR ÇDO KATEGORI MJETESH