Policia spanjolle ka shkatërruar një parcelë me bimë narkotike, në të cilën ishin kultivuar 283 bimë kanabis. Tre persona janë arrestuar në Aldaia, të gjithë me origjinë shqiptare, thanë mediat spanjolle.

Emrat e tyre nuk janë bërë me dije, ndërsa policia spanjolle thotë se shqiptarët janë organizatorët për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Përveç shqiptarëve, në një operacion të ngjashëm të autoriteteve spanjolle u arrestuan edhe një 37-vjeçar dhe një grua 35-vjeçare, të dy me kombësi spanjolle.

Ata akuzohen për trafik droge dhe vjedhje të energjisë elektrike, pasi kishin përshtatur ambiente për kultivimin e kanabisit. Atyre iu sekuestruan 23 bimë marijuane, 100 gjethe dhe 280 vazo të vogla të kultivuara me marijuanë.

Artikulli paraprakNGJARJA NË DURRËS, AUTORI DËNOHET VETËM ME 3 VJET E 4 MUAJ BURG
Artikulli tjetërZETORI E ZË POSHTË, HUMB JETËN 12-VJEÇARI