Shqiptarët i shtuan dozat e pesimizmit për anëtarësim ne BE sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2022. Gati gjysma të anketuarve rreth 42 % nuk presin që vendi të anëtarësohet para vitit 2030, ndërsa 22 % e tyre mendojnë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë pjesë e Unionit.

Përqindja e shqiptarëve që mendojnë në këtë mënyrë u rrit me 6 pikë përqindje në raport me vitin e kaluar. Ndërkohë përqindja e shqiptarëve që besonin që Shqipëria do të bëhet pjesë e BE më 2025 ra në 26% nga 39% që ishte në vitin e kaluar.

Barometri gjeti se 60% e qytetarëve në Rajon konsiderojnë se anëtarësimi do të sillte ndryshime pozitive. Në të njëjtën kohë, numri i personave që mendojnë se anëtarësimi do të ketë ndikim negative në Rajon është rritur gjithashtu me 3 pikë (11% nga 8%në vitin 2020), që është rezultati më i lartë i regjistruar për këtë kategori ndër vite.

Ndërkohë që gati një e katërta e qytetareve në Ballkan e konsiderojnë anëtarësimin në BE një gjë as të mirë as të keqe.89% e të anketuarve e shqiptarëve, besojnë fuqishëm se anëtarësimi në BE do të përkthehet në zhvillim shumëdimensional.

Serbia sërish është e vetmja ekonomi, ku qytetarët mendojnë se, anëtarësimi në BE nuk shihet aq pozitivisht. Vetëm 38% e të anketuarve shohin përfitime në anëtarësimin e mundshëm të ekonomisë së tyre në BE.Më tej 36% e të anketuarve në Serbi nuk pretenduan asnjë ndryshim domethënës në rast se ekonomia e tyre bëhet anëtare e BE-së.

Nga ana tjetër, 57% e të anketuarve në Mal të Zi dhe 56% e atyre në Maqedoninë e Veriut perceptojnë pranimin në BE si një zhvillim pozitiv, ndërsa 33% në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk kanë pritshmëri as pozitive dhe as negative.

Gjithashtu perceptimi negativ i marrëdhënieve rajonale u tkurr ndjeshëm. Shumica dërrmuese e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor (76%) panë një korrelacion pozitiv ndërmjet bashkëpunimit rajonal dhe situatës më të mirë politike, të sigurisë dhe ekonomike.

Përqindja e të anketuarve që u treguan skeptikë në lidhje me ndikimin pozitiv socio-ekonomik dhe politik të rajonit mbeti në nivele relativisht të ulëta, ku 18% pohojnë se nuk janë dakord që bashkëpunimi do të çonte në përmirësim..

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë më të interesuar për të studiuar dhe punuar në BE (përkatësisht 46%, 39% dhe 37%).Shqipëria dallohet edhe për sa i përket besimit të banorëve të saj se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të përmirësojë standardet demokratike dhe ekonomisë të vendit.

Artikulli paraprakEURO PO SHKON DREJT BARAZIMIT ME DOLLARIN, NË TREGUN VENDAS SHËNON NJË TJETËR MINIMUM HISTORIK
Artikulli tjetërSËMUNDJA KRONIKE E VESHKAVE, 1 NGA 10 TË RRITUR TË PREKUR PREJ SAJ