HISTORIANI BULLGAR: PRANDAJ PO NDËRTOJNË AUTOSTRADA
Shqiptaret po e bajne realitet endrren e tyre per krijimin e Shqiperise se Madhe. Keshtu ka deklaruar gjate nje inteviste per radion Fokus ne Sofie, drejtori I Muzeut Kombetar te Historise ne Bullgari, Bozidar Dimitrov.
Madje, edhe ndertimi I autostradave qe lidhin Shqiperine me Kosoven dhe me Maqedonine, sipas Dimitrov, behet per kete qellim.Duke komentuar protestat e shqiptareve ne Maqedoni, historian kontrovers thote se per fat te keq, gjysma e protestuesve insistojne per nje reviolucion islamik brenda vete komunitetit shqiptar. Sipas tij, ky eshte nje trend I rrezikshem per te gjithe Europen Juglindore.Dimitrov thote, se gjate bisedave me shqiptaret, ata e pranojne si me shaka, se kerkojne ta ndajne Maqedonine. Pas ketyre bisedave, historian thote se u ka kujtuar politikaneve maqedonas, se per aq kohe sa ata po merren me beteja verbale me Bullgarine dhe Greqine, shqiptaret do t’ua marrin vendin nen hunde.Me tej, Dimitrov thote se do te deshironte qe Maqedonia te nenshkruante nje traktat miqesie me Bullgarine, si dh eta zgjidhjte problemin e emrit me Greqine, sepse sipas tij, vetem ne kete menyre do te ndalohen fundamentalistet islamike te tundin flamurin e tyre ne token europiane, dhe te gjithe ballkanasit do te bashkohen te lumtur ne Unionin Europian.