Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi për rrëmbimin e një 16-vjeçari pakistanez, duke kërkuar shpërblim monetar për lirimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Selanikut.
Ka qenë vetë fëmija i cili mundi të arratisej nga vendi ku e mbanin të fshehur dhe shkoi të denonconte në polici. Ai tha se e kishin futur me forcë në makinë dhe më pas e mbanin në një kasolle.

Policia greke arrestoi dy shqiptarë 30 dhe 49 vjeç, por nuk ka bërë të ditur emrat e tyre.
Në kërkim janë shpallur edhe bashkëpunëtorët e të arrestuarve. Sipas mediave greke, shqiptarët kërkonin shpërblim për të liruar 16-vjeçarin pakistanez.

Autoritetet greke janë duke hetuar nëse të arrestuarit kanë qenë të përfshirë në raste të ngjashme të mëparshme.

Artikulli paraprakHAJDUTI SERIAL,VIDHTE MAKINA ,I PËRDORTE DHE MË PAS I BRAKTISTE
Artikulli tjetërMBYTET ANIJA TURISTIKE NË HIMARË