Bashkëkombasit tanë në Itali tanimë përbëjnë grupin e dytë etnik, të regjistruar sipas rregullave të shtetit fqinjë dhe rezidentë në atë vend. Janë 40 mijë vetë që kanë ardhur nga Shqipëria dhe tanimë punojnë e jetojnë atje. Statistikat janë zyrtare dhe janë pasqyruar në shkrimin e përgatitur nga gazetarja Francesca Barbieri për të përditshmen ekonomike “Il Sole 24 ore”

Nga njera anë, Italia është ndër të paktët vende të OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – përfshin vendet më të zhvillkuara, por edhe ato me potencial të madh ekonomik në botë), në të cilët imigrantët kanë një nivel papunësie më të lartë se vendasit, nga ana tjetër, punët, për të cilat ata përdoren në Itali janë shpesh ato më të thjeshtat, çka sjell edhe një nivel pak a shumë të lartë të varfërisë ndër ta.

Kjo është përmbledhja e mesazhit, që del nga raporti i 9-të vjetor “Ta huajt në tregun e punës në Itali”, përgatitur nga Ministria e Punës.

Identikiti

Ishin më shumë ss 5.1 milionë qytetarët e huaj rezidentë në Itali, shifër e barabartë me 8.5 për qind të gjithë popullsisë së vendit: ndërsa rumunët (1.190.000 vetë), shqiptarët (440 mijë), marokenët (417 mijë, kinezët (291 mijë) dhe ukrainasit (237 mijë) përbëjnë komunitetet më të mëdha në numër, janë të tjera kombësitë që kanë shënuar ritmet më të larta të rritjes.

Kështu, komuniteti nigerian u rrit 19.8 për qind gjatë vitit 2018, pasi ishte rritur me 14.6 për qind edhe gjatë 2017-ës, ai i qytetarëve të Bregut të Fildishtë u rrit 15.7 për qind (+4.4% në 12 muajt e mëparshëm), ai i bangladeshasve 7.8 për qind (+3.1%), i egjiptianëve 6% (+2.6%+ dhe i pakistanezëve 5.5% (+6.3%).

Pas rënies së shënuar në dy vitet e mëparshme, janë kthyer në rritje në vitin 2017 (i fundit, për të cilin ka statistika zyrtare) dhëniet e lejeve të qendrimit për qytetarët jashtë BE-së: 263 mijë gjatë një viti, 24 mijë më shumë se në vitin 2016 dhe 36 mijë më shumë krahasuar me 2015-ën. 10 për qind e të gjitha lejeve iu janë dhënë nigerianëve, 7.6 për qind shqiptarëve, 7.1 për qind marokenëve. Pasojnë pakistanezët (5.7%), bangladeshasit (5.4%), kinezët (4.6%), senegalezët (4.3%) dhe indianët (3.3%). Motivimet më të mëdha për dhëniet e reja të lejeve kanë qenë bashkime familjare (43.2 për qind) dhe azili apo motive të tjera humanitare (38.5 për qind), ndërkohë që për punë janë dhënë shumë herë më pak: 4.6%. Kjo shifër, madje, është pas lejeve të dhëna për studim (7%) dhe motive të tjera (6.7%).

Ndërkohë, norma epunësimit për punonjësit e huaj është më e lartë se ajo e italianëve: 63.5 për qind për qytetarët e Bashkimit Evropian, 60.1 për esktrakomunitarët dhe 58.2 për qind për italianët.

Sektorët dhe zanatet

Punëtorët e huaj janë të përqendruar në disa sektorë: në shërbimet kolektive e personale përfaqësojnë më shumë se një të tretën e totalit të punonjësve (36.6 për qind), me një shumicë të madhe të fuqisë punëtore nga jashtë Bashkimit Evropian. Vijojnë hotelet dhe resorantet (17.9 për qind), bujqësia (17.9 për qind) dhe ndërtimi (17.2 për qind).

Gati 90 për qind e punonjësve të huaj janë të punësuar në të tjerë dhe gati 80 për qind e tyre përdoren thjesht si punëtorë. Shumë pak prej tyre janë drejtues (0.4 për qind e gjithë të punësuarve të huaj) dhe specialist drejtues (0.8 për qind e totalit).

Ndër zanatet më të përhapura tek të huajt prin puna me mëditje në bujqësi (më shumë se 572 mijë kontrata pune në fuqi gjatë vitit 2019), ndërkohë që më pas vijnë shërbimet ndaj personave në vështirësi (171 mijë), kamarierët (158 mijë) dhe shërbimet shtëpijake (114 mijë).

Të bën përshtypje ndër të huajt fenomeni i mbikualifikimit. Pra, ndër ta është shumë i përhapur fakti se mungon lidhja e diplomave shkollore me punën që kryejnë, çka bën që persona me shkollim të lartë të kryejnë punë me kualifikim mesatar apo të ulët.

Në bazë të statistikave të Ministrisë italiane të Punës, punonjësit e huaj që janë angazhuar në Itali me profesione që kërkojnë aftësi të ulëta apo të mesme janë 63.1 e totalit të tyre, ndërkohë që ky raport për italianët llogaritet të jetë 17.5 për qind.

Komunitetet

Janë 5.1 mln qytetarët e huaj rezidentë në Itali, sa 8.5% e popullsisë. Rumunët (1.190.000), shqiptarët (440 mijë), marokenët (417 mijë, kinezët (291 mijë) dhe ukrainasit (237 mijë) janë më shumë në numër

Lejet

263 mijë gjatë një viti, 24 mijë më shumë se në vitin 2016 dhe 36 mijë më shumë krahasuar me 2015-ën. 10 për qind e të gjitha lejeve iu janë dhënë nigerianëve, 7.6 për qind shqiptarëve, 7.1 për qind marokenëve

Numri i qytetarëve të huaj rezidentë në Itali sipas kombësisë

Sektorët e punës ku angazhohen më shumë qytetarë të huaj në Ital

Artikulli paraprakREVISTA AMERIKANE ARTIKULL PËR BUNKERËT NË SHQIPËRI, RAMA: VENDI YNË DESTINACION PËR TË MOS U HUMBUR (FOTO)
Artikulli tjetër‘QARTË DHE SHQIP, DUHET GODINË E RE’/ RAMA SJELL ZËRIN E REGJISORIT BASHA: SHUMICA DUAN TEATËR TJETËR