Shqipëria renditet e dyta pas Moldavisë për ritmet e plakjes së popullsisë. Vetëm në dhjetë vite, shqiptarët e gjejnë veten mesatarisht 4.4 vite më të plakur, sa i takon moshës mediane.
Nga 33.2 vjeç që ishte mosha median në vitin 2012 ka arritur në 37.6 në vitin 2021, sipas INSTAT dhe Eurostat. Mosha mediane ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, dmth në fund të 2021-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën moshën 37.6 vjeç dhe gjysma tjetër mbi këtë moshë.
Ndërkohë, vendet e Bashkimit Europian janë plakur mesatarisht 2.2 vite gjatë periudhës 2012-2021, referuar Eurostat.Popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031, thonë projeksionet e INSTAT.
Po sipas skenarit normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë shkon në 50.1 vjeç në 2050 dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç, referuar projeksioneve të OKB-së.
Shqiptarët, 5 vite më të plakur në 10 vitet e fundit. Mosha mediane arrin 38.2 vjeçShqipëria, shumë shpejt pritet të arrijë moshën mesatare të Europës.Mosha mediane popullsisë nisi rritjen pas vitit 1979. Në këtë vit, sipas INSTAT mediana e popullsisë ishte 20 vjeç. Nga viti 1979-2022 mosha mediane është rritur me thuajse 18 vite.
Plakja e popullsisë vijoi me ritme të shpejta edhe këtë vit, duke arritur në 38.2 vite, sipas Instat në raport me 37.6 vite që ishte në 2021.Nga kryqëzimi i të dhënave të medianave, brenda një dekade (2012-2021) shqiptarët renditen të dytët më të plakurit në Europë, me rreth 5 vite diferencë. Sipas gjineve, mosha mediane e grave shqiptare arriti 39,1 vjet (mosha mediane nënkupton që 50% të grave janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë), ndërsa mosha mediane e burrave arriti në 37,3 vjet ose 2.3 vite më e ulët se grave.
Mosha e mediane e meshkujve në Shqipëri si kudo në botë është më e ulët se e femrave për shkak se kanë jetëgjatësi më të ulët.Të dhëna të tjera të Eurostat treguan se ndonëse ende në moshë të re, Shqipëria po plaket me shpejtësi për shkak të rënies së lindshmërisë dhe emigracionit të lartë të moshave të reja.
Popullsia shqiptare e grup moshës deri në 14 vjeç është “tkurrur” me 3.1% pikë përqindje, për periudhën 2014 -2021.Për të njëjtën periudhë, ky tregues për vendet e Bashkimit Europian është reduktuar maksimalisht nga 0 në 1.8 pikë përqindje.
Shtetet më të moshuara të Europës
Aktualisht, vendet e Bashkimit Europian janë ndër më të vjetrit, me një moshë mediane prej 44.1 vitesh për 2021-in, referuar Eurostat. Ndër shtetet europiane, Moldavët janë të parët në renditje s ai përket ritmeve të plakjes me 5 vite diferencë në rreth një dekadë, për moshën mediane.
Spanja, pozicionohet e treta. Mosha mediane arriti në 44.7 vjeç në vitin 2021, duke u rritur me 3.9 muaj për të njëjtën periudhë, raporton Eurostat.Nga krahu tjetër, vendet me ritme më të ulëta plakjeje janë Luksemburgu, Suedia dhe Malta.Në Suedi, popullsia jo vetëm që nuk është plakur por është rinuar me 0.2 vite në thuajse një dekadë duke regjistruar moshën 40.6 vjeç në 2021.
I njëjti fenomen përsëritët dhe në Maltë ku mosha mediane për 2021 popullsia është rinuar me është 0.3 vite çka e bën vendin më pak të plakur të Bashkimit Europian në këto 9-10 vitet e fundit./monitor/