NCA e njohur si FBI-ja britanike, thotë se ka shkatërruar një grup kriminal shqiptarë, të cilëve iu kap kokainë e një cilësie të lartë me vlerë 506,000 stërlina si dhe dokumente të falsifikuara.

E.C ., 26 vjeç dhe D. M., 29 vjeç pranuan akuzat për posedim droge si dhe dokumenteve të falsifikuara.

E.C . është dënuar sot me shtatë vite burg ndërsa D.Mi me 5 vite e 8 muaj burg.
D. Z., 25 vjeç, për mbajtje të një dokumenti të falsifikuar u dënua me 6 muaj burg. Gjykata urdhëroi dëbimin e tyre në fund të shlyerjes së burgimit.

D. M. po drejtonte një automjet tip VW Golf dhe përpara arrestimit për të shpëtuar përplasi makinën e tij më atë të policisë madje kundërshtoi me forcë ata.
E. C., ka tentuar edhe ai ti shpëtojë arrestimit nga një shtëpi në Britton Gardens duke u hedhur nga dritarja.

Gjatë kontrollit të kësaj banese u gjetën dokumente të falsifikuara italiane dhe rumune 6,300 stërlina cash si dhe 6.3kg kokainë me vlerë 506,000 stërlina.

Artikulli paraprakITALIA: GATI LIGJI I RI PËR PAJISJEN ME LEJE TË RREGULLT QËNDRIMI PËR EMIGRANTËT ILEGALË
Artikulli tjetërKLP PËRGJIGJE ARBËR ÇEKAJT:NUK KEMI KOMPETENCË TË HEQIM PROKURORIN E ÇËSHTJES