ZVICËR, BASHKË ME RUMUNIN AKUZOHESHIN PËR VJEDHJE
Në natën në mes të të dielës dhe të hënës janë arratisur nga burgu i qarkut në Arlesheim të Basellandit ne Zvicer, ku ndodheshin në paraburgim, një shqiptar 27 vjeç dhe një rumun 43 vjeçar. Policia dhe rojet kufitare janë mobilizuar në ndjekjen e të arratisurve, thuhet në një komunikatë të drejtorisë lokale të sigurisë.
Autoritetet e sigurisë nuk kanë dashur të publikojnë hollësi mbi rrethanat e ikjes së dy të burgosurve, me arsyetimin që “të mos i motivojnë të burgosurit tjerë të arratisen duke imituar ata”.Sipas një zëdhënësi të drejtorisë së sigurisë, arratisja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas tij, gjatë natës burgu ruhet me një roje nate.Dy të arratisurit, rumuni dhe shqiptari ndodheshin në paraburgim nga dhjetori 2013 respektivisht nga qershori 2014 për delikte pasurore. Sipas zëdhënësi, njëri prej tyre akuzohej për plaçkitje ndërsa tjetri për mashtrim me kartelë krediti.