Ndërroi jetë në spital, Arjan Çakani, shqiptari i cili pësoi dëmtime të rënda pasi u plagos në vendin e tij të punës në Itali, ku edhe jeton.
Ai mbeti i lënduar rëndë disa ditë më parë teksa punonte në një kompani ëmbëlsirash, dhe ndërroi jetë sot në një spital në Niguarda në Milano.
Çekani ishte 4 0 vjeç, jetonte në Casirate, dhe ishte i punësuar me kontratë. Një incident ndodhi në vendin e tij të punës, teksa shqiptari punonte në makineritë që përhapin brumin përpara prerjes dhe gatimit. Mikserja u bllokua dhe në tentativë për ta rregulluar, Cekani humbi kontrollin dhe ra brenda makinerisë.
Në të njëjtën fabrikë me të punon edhe bashkëshortja, e cila i erdhi në ndihmë menjëherë Çekanit, së bashku me kolegët e tjerë që dëgjuan britmat e 40-vjeçarit nga dhimbja e papërballueshme.
Ai u nxor nga makineria me ndihmën e forcave zjarrfikëse dhe u dërgua me helikopter në spital, por ditë më vonë ai ndërroi jetë pasi nuk mund t’i mbijetonte plagëve të shumta të marra gjatë incidentit