27 vjeçari shqiptar dënohet me 16 muaj burg, kishte kthyer banesën në fermë kanabisi

Një gjykatë në Newcastle të Britanisë së Madhe dënoi me 16 muaj burg 27 vjeçarin shqiptar, Mariglen Alla, pasi ai pranoi akuzat për kultivim droge të klasit B. Vendimi për 27 vjeçarin u dha nga gjyqtari Simon Bourne-Arton, ndërsa shqiptari ishte arrestuar nga policia në shtator të 2017. Shqiptari u arrestua me akuzën e menaxhimit të një ferme, në qendër të qytetit, ku kultivoheshin bimë kanabisi sativa, që në total kapnin vlerën 700 mijë paund. Në banesën ku jetonte në “Henry Street” 27 vjeçarit iu gjetën rreth 730 bimë narkotike. Gjatë aksionit të policisë për zbulimin e bimëve narkotike, u vu re se shtëpia ishte lidhur me rrjetin elektrik të rrugës duke përdorur kabllot nëntokësor. Prokurori Harry Hadfield, në një prononcim për media tha se do të merren në konsideratë pretendimet e palës mbrojtëse, e cila pretendon se Alla është thjesht një viktimë e narkotrafikut.

Artikulli paraprakTENDERI SEKRET PËR ARKIVËN E MPJ, KLSH: U PARACAKTUA FITUESI DUKE SHKELUR LIGJIN
Artikulli tjetërLUFTË MES BANDASH NË ATHINË, PLAGOSET SHQIPTARI DHE GREKU