Shqiptari dhunon, përdhunon dhe grabit prostitutën rumune

Një shqiptar i kërkuar prej rreth dy vitesh nga policia italiane në Modena ka përfunduar në pranga gjatë ditës së djeshme. Shqiptari 23 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në burgun “Sant’Anna”. I riu ishte në kërkim për krime që lidhen me dhunë seksuale, grabitje dhe pranim të mallrave të vjedhura, fakte këto që datojnë në muajt e parë të vitit 2015. Shqiptari është identifikuar si përgjegjës për përdhunimin e një prostitute me origjinë rumune, ngjarje e ndodhur më 20 janar të dy viteve më parë. Vajza 26 vjeçare ishte kërcënuar me një levë në kokë nga i riu, ndërsa ishte detyruar të duronte abuzimin dhe më pas i janë grabitur paratë dhe sendet personale. Viktima ka denoncuar rastin, ndërsa hetimi ka qenë kompleks dhe vetëm muajt e fundit është arritur të identifikohet ku edhe më pas është lëshuar urdhër-arresti. Shqiptari nuk ka një adresë të saktë banimi, ndërsa mëngjesin e djeshëm u krye një bastisje në një apartament në rrugën “San Giovanni Bosco”, ku edhe u arrestuar. Bashkë me të ishte edhe një shqiptar tjetër.

Artikulli paraprakTENTON TË VRASË ME SËPATË BASHKËJETUESIN 18 VJET MË TË MADH
Artikulli tjetërDOSJET E KOMUNIZMIT, ARKIVA DO T’I DORËZOJË PRANË AUTORITETIT TË INFORMIMIT