Krim në Itali, shqiptari ekzekutohet me tre plumba sapo del nga shtëpia

Mëngjesin e sotëm, ku viktimë ka mbetur një shqiptar 49 vjeç. Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, ekzekutimi i shqiptarit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Ternit, Itali. Krimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në rrugën ‘Galvani’, në Terni, Shqiptari njihej nga policia ndërsa mësohet se punonte si murator. Dëshmitarët kanë treguar se fillimisht janë dëgjuar të bërtitura dhe më pas 3 të shtëna, 49-vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia e tij dhe mbërriti tek makina e tij, kur nga pas i është afruar një tjetër person. Mes tyre fillimisht ka pasur një zënkë e më pas autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar 4 herë. Kanë qenë banorët të cilët kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar policinë. Shqiptari fatkeqësisht ka humbur jetën pak më vonë në spital. Arma e krimit është gjetur në një kosh mbeturinash jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa autori duket se është zhdukur pa lënë gjurmë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tij.

Artikulli paraprakMERRET PENG NJË BURRË NË PLAZHIN E SPILLESË, ARRESTOHEN 3 PENGMARRËSIT
Artikulli tjetërSHKODER, DEMIRAJ: KEMI KËRKUAR HELIKOPTERË NGA GREQIA E NATO