Shqiptari fiton 100 mijë euro për 6 muaj nga fajdet, arrestohet
Një 44 vjeçar shqiptar kishte arritur të përfitonte në vetëm 6 muaj 100 mijë euro duke dhënë hua me kamatë tek tregtarët dhe bizneset e vogla në Velletri dhe Aprilia të Italisë. Operacioni për arrestimin e tij u krye nga Gurdia di Finanza. Fajdexhiu shqiptar përfitonte nga avantazhi i vështirësive financiare të klientëve të tij për t’u vënë norma interesi që shkonin deri në 300% në krahasim ne normat e interesit të kredive. Nëse paratë nuk ktheheshin, shqiptari nuk hezitonte të përdorte metodat e frikësimit, duke futur në lojë edhe tre shqiptarë të tjerë. “Skema kriminale ishte projektuar në atë mënyrë që të mos u jepte mundësinë viktimave për t’u liruar nga borxhi. Duke përdorur metodat e frikësimit, fajdexhu ishte i gatshëm që gjithmonë të dhuronte borxhe të reja. Kështu interesi mbi kapitalin fillestar ishte gjithnjë e më shumë në rritje”, thotë Guardia di Finanza. Hetimi zgjati gjashtë muaj. Financierët kanë përdorur telefonat dhe përgjimet ambientale gjatë hetimeve. Këtë mëngjes, (7 prill) shqiptari u arrestua, ndërsa janë ndjekur penalisht edhe tre shqiptarët e tjerë. Ata do të përgjigjen për akuzën e grabitjes dhe kamatës.