Një shqiptar ka përfunduar brenda Deutsche Bank, bashkë me makinën e tij.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Trentino, Itali.
Siç bëjnë të ditur mediat e shtetit fqinj, shqiptari ishte një 20-vjeçar pa patentë.
Por pas hetimeve të para, policia ka bërë të ditur se ai ka qenë edhe i dehur në timon.
Dëmet në bankë kanë qenë të konsiderueshëm, pasi është thyer xhami kryesore dhe disa sende të tjera.