Trupi i pa jetë i një 52 vjecari shqiptar në gjëndje dekompozimi është gjetur në banesën e tij në komunën Palombara Sabina në provincën e Romës.

Trupi i shqiptarit është gjetur i varur me një litar në fyt i lidhur në tavanin e drunjtë të banesës së tij në qëndër të qytezës.

Do të jetë autopsia mjeko ligjore që do të përcaktoj nëse është një vetëvrasje.
Ka qënë era e rëndë që prej disa ditësh shqetësonte banorët e zonës të cilët kanë informuar forcat e rendit.

52 vjeçari shqiptar banonte i vetëm e fqinjët e përshkruajnë si një njeri të sjellshëm, mjaft punëtor e i rezervuar.

Hetimet e para zbardhin se vdekja e shqitparit mund të ketë ndodhur rreth 10 ditë më parë.
Në banesën e tij janë gjetur copa letrash të shkruara në italisht e shqip drejtuar Zotit.

Artikulli paraprakGRABITET BANKA NË KOSOVË, AUTORËT QËLLOJNË ME ARMË DREJT POLICISË
Artikulli tjetërGJENDET I VDEKUR NË BANESË VËLLAI I VRASËSIT TË NAIM ZYBERIT