Policia italiane e Compagnia di Riccione ka vënë në pranga një shqiptar 50-vjeçar për ushtrimin e dhunës në familje.

Mediat fqinje shkruajnë se 50-vjeçari është një emër i njohur për policinë dhe është cilësuar si autori përgjegjës për plagosjen e rëndë kundër djalit të tij 20-vjeçar.

Hetimet vërtetuan se burri ishte në kulmin e një mosmarrëveshje për arsye banale me gruan dhe shqiptari dyshohet se sulmoi djalin e tij, pasi ky i fundit mbrojti nënë e tij, e cila dhunohej vazhdimisht nga burri.

Pas mbërritjes së policisë i riu, i cili kishte marrë disa grushte në fytyrë u transportua në spitalin e Riçione me fraktura serioze në fytyrë.

Ndërsa shqiptari është arrestuar dhe tashmë i nënshtruar procedurës penale për ushtrim dhune në familje, vepër penale me të cilën është njohur që në 2018.

Artikulli paraprakVIDHEN 50 MIJË EURO NË NJË PIKË KËMBIMI MONETAR
Artikulli tjetërSEKUESTROHET MAKINA E BLINDUAR E LULZIM BERISHËS