Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij më 16 qershor të këtij viti.

Mediat britanike raportojnë se 45-vjeçari Fatos Xheta u ndalua dy ditë më parë nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij, 35-vjeçares Safie Xheta, e cila u gjet në banesën e saj e pajetë më 17 qershor.

Pas hetimeve të para autoritete kanë ngritur dyshime se ka qenë pikërkisht 45-vjeçari, ai që ka goditur me thikë 45-vjeçarin.

Këtë të premte ai ka dalë para trupës së Gjykatës së Oxford, ku me ndihmën e një përkthyesi ku ka pranuar se ai është 45-vjeçari Fatos Xheka, por nuk është shprehur rreth akuzës që rëndon ndaj tij.

Data e fillimit të gjyqit është caktuar për në 2 dhjetor, por ai do të dalë sërish para trupës gjyqësore më 29 gusht, ku do të lexohet aktakuza.

Artikulli paraprakTENTUAN TË KALONIN 102 KG DROGË, ARRESTOHEN GREKU ME SHQIPTARIN NË DOGANË
Artikulli tjetërORGANIZONTE LOJËRA FATI, PROCEDOHET PENALISHT 43-VJEÇARI