Një i ri shqiptar ka habitur policinë italiane për shkak të veprimit që vetëm pak kohë pasi ishte dëbuar nga Italia për në Francë.

Autoritete italiane pasi kishin konstatuar se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Itali nga Franca, e kanë dëbuar atë duke e çuar në Francë.

Por sapo ai është lënë i lirë në kufirin italiano-francez në Ventimiglia ai është ‘arratisur’ dhe është futur në detë. Por më e çuditshmja është se ai nisi të notonte drejt Italisë.

Por tentativa e tij shkoi dëm pasi ai u lodh dhe u arrestua nga karabinierët në plazhin e ‘vezëve’ në Balzi Rossi.

Më pas i riu u dëbua për herë të dytë pranë pikës së kalimit të “Ponte San Ludovico”, këtë herë me sukses.

Artikulli paraprakIZRAEL:NDAHET NGA JETA ZONJA E PARË
Artikulli tjetërKAPEN HAJDUTËT SHQIPTARË, BOSHATISËN SHTËPITË E DHJETËRA FUTBOLLISTËVE TË NJOHUR