Karabinierët e Firenzes kanë ngritur akuzë për një shtetas shqiptar të arrestuar për kryerjen e tetë vjedhjeve në po aq banesa në San Casciano Val di Pesa e Montelupo Fiorentino gjatë vitit të kaluar, me vlerë totale rreth 50 mijë euro.
Sipas hetimeve të karabinierëve, vjedhjet e shqiptarit, 30 vjeç, janë kryer në periudhën shtator-tetor 2017 dhe pozita e tij rëndohet më tepër nga fakti që ka hyrë me forcë në banesa, duke thyer dyert e dritaret.
I akuzuari ndërkohë gjendej në qeli në burgun e Solliçianos për krime të tjera.