Një vrasës shqiptar i arratisur, që është dënuar me 25 vjet burg është i lirë me garanci në Britani të Madhe dhe shprehet se ekstradimi do të dhunonte të drejtat e njeriut.
Hektor Mahmutaj, 42 vjeç, ngre pretendimin se ekstradimi i mundshëm i tij do të shkelte të drejtat e njeriut.
Mahmutaj u dënua me 25 vjet burg për vrasjen e fermerit Gentjan Jahaj në Shqipëri në korrik të vitit 1997.
Emigranti u fsheh në një fermë parma para se të hynte kontrabandë në Britaninë e Madhe pas një kamioni po atë vit, u tha në gjykatën e Westminister.
Mahmutaj po jeton në Britani prej mëse 20 vjetësh duke përdorur 13 pseudonime të ndryshme për të mos u zbuluar, shkruan Sunday Express.
Mahmutaj që jeton në Liverpul u dënua për vrasjen e Jahjes në mungesë në prill të vitit 2000. Ai e kishte qëlluar atë kur viktima ishte në një makinë bashke me tre burra të tjerë në fshatin Bejar.
Interpoli i radhit akuzat si vrasje me paramendim, prodhim dhe mbajtje ilegale e armëve luftarake. Mahmutaj u arrestua me urdhër të Interpolit në dhjetor të 2006, kur identiteti i tij u zbulua. Ai u dënua dhe u burgos për dy vjet e gjysëm për shkelje të ligjit me armët e zjarrit, por kërkesa për ekstradim nga Shqipëria u anulluan një vit më pas.
Gjykatësi vendosi që Mahmutaj nuk ishte fshehur qëllimisht nga autoritetet shqiptare dhe atij nuk i garantohej një rigjykim nëse kthehej.
Mahmutaj ka kaluar disa herë në sistemin e drejtësisë dhe nuk ka dhënë identitetin e tij të saktë.
Pasi pagoi një garanci prej 10 mijë paundës në gjykatë, shqiptari tani është i lirë të shëtisë në rrugë për 4 orë, nga ora 11 e darkës deri në 3 të mëngjes.
Babai i dy fëmijëve tha se ekstradimi i tij do të ishte i padrejtë pasi ai nuk u arrestua kurrë për vepren penale dhe kjo do ta ndante familjen e tij. mahmutaj e mohoi se kishte kryer vrasje dhe pretendoi se u fsheh prej frikës nga autori i vërtetë.