Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një shqiptar i ka dhënë fund jetës në dhomën e paraburgimit në Greqi. Mësohet se një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë veten, emri i të cilit nuk dihet akoma.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari nuk ka kryer asnjë krim të rëndë, por ishte ndaluar në Greqi pasi ishte futur ilegalisht në shtetin fqinj. Mësohet se ai është gjetur i varur në stacionin e policisë në Kissammos.
Policia greke bën me dije se shqiptari për t’u varur kishte përdorur batanijen e burgut, me të cilën ishte lidhur dhe pastaj e kishte nxjerrë jashtë qelisë përmes hekurave.