Karabinierët në Rimini në Itali kanë bërë bilancin e punës së tyre, ndërsa vërehet se rastet e ankesave në rajonet e policisë kanë shënuar rënie në krahasim me një vit më parë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, rezulton se janë 1.600 raste më pak se në vitin e kaluar, një tregues ky se sistemi i sigurisë në këtë rajon ka qenë në nivele të larta, kryesisht në fushën e parandalimit.

Në total për këtë zonë janë kryer 24,686 patrullime nga karabinierët në 2018, nga të cilat 148,800 janë kontrolle të personave dhe 123,678 të automjeteve.

Gjithashtu në bilancin e tyre gjen pasqyrim edhe një shqiptar, i cili në shkurtin e 2018 u kap me një sasi të madh droge, saktësisht me 65.5 kg marijuanë, të cilën e kishte fshehur brenda e makinës që ai drejtonte.

Artikulli paraprakMEDALJE 26 PJESËTARËVE TË FA, XHAÇKA: PASURIA MË E MADHE
Artikulli tjetërDITA E DYTË E PROTESTËS SË DIASPORËS, GRUPIT TË EMIGRANTËVE U BASHKOHEN EDHE BANORËT E UNAZËS SË RE