Shqiptari i kërkuar për vrasje në Itali arrestohet nga policia greke
Një 21 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke në Kakavijë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër evropian arrestuari. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat greke, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në Itali. I arrestuari është anëtar i një bande, aktive në shfrytëzimin e femrave për prostitucion. Ai akuzohet gjithashtu për veprat penale të vrasjes dhe lëndimeve trupore, akte këto të ndodhura gjatë vitit 2014 në Firence. Tashmë, shqiptari pritet të ekstradohet drejt Italisë