Shqiptari i papunë, arrestohet duke shitur kokainë.
Një shqiptar është vënë në pranga ditën e sotme në Teramo, Itali sepse është kapur duke shitur kokainë. Policia italiane ka bërë të ditur se shqiptari i arrestuar për shitje droge ishte i papunë. Bëhet fjalë për Lulzim Çakmashin, 37 vjeç, i cili është kapur me 40 gramë kokainë, ndërsa 30 prej të cilave ishin bërë gati për tu shitur. Policia tha se përveç drogës janë gjetur edhe sende që shërbenin për prerje, përzierjen dhe paketimin e kokainës.