Një shqiptar 50-vjeçar e ka shfryrë gjithë dëshirën për hakmarrje mbi ish të dashurën, edhe ajo shqiptare, me tentativën për ta vrarë, duke i prerë fytin me një grykën e një shisheje.

E çara nga njëri vesh te tjetri i ka rrezikuar seriozisht jetën gruas 40-vjeçare, e cila shpëtoi pas një operacioni të gjatë e të komplikuar, me 50 qepje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Poveromo dhe në përfundim të hetimeve të shpejta autoritetet italiane kanë arritur të arrestojnë 50-vjeçarin, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, tashmë në pritje të masës së sigurisë.Hetuesit kanë zbardhur edhe motivet e sulmit që mund të kishte rezultuar fatal.

Viktima dhe agresori kanë qenë të njohur me njëri-tjetrin, në të kaluarën kanë pasur edhe një marrëdhënie që përfundoi kur ai filloi ta shfrytëzonte.

Ishte ajo që e mbante me parà të fituara nga aktiviteti si prostitutë, ndërsa ai vetëm i kërkonte parà, deri në momentin që gruaja vendosi t’i jepte fund. E nxori nga shtëpia, pa i dhënë më asnjë kacidhe.

Një goditje e rëndë për 50-vjeçarin që nuk e pranonte fundin e lidhjes midis tyre dhe as jetesën e re në kufijtë e varfërisë.

Mendimet e turbullta, xhelozia dhe dëshira për hakmarrje e shtynë në agresionin e mbrëmshëm. Arratia e tij u ndalua nga policia e më pas 40-vjeçarja konfirmoi që ishte ai autori i sulmit, çka e çoi pas hekurave me akuzën për vrasje në tentativë.

Artikulli paraprakAKSIONI I POLICISË, NË 24 ORË, 21 PERSONA TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërVRASËSI I KOMISAR ARTAN CUKUT I SHPËTON BURGIMIT TË PËRJETSHËM