Shqiptari i shumëkërkuar kapet me armë dhe drogë

Një shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana është arrestuar në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari 32-vjeçar u arrestua bashkë me një grek, 42 vjeç, pasi në servisin e makinave në pronësi të grekut u gjetën 37 pako me 40 kg e 200 gram marijuanë; 33 gram kokainë, një peshore dhe 300 euro. Pas ndalimit policia greke ka ushtruar kontroll edhe në shtëpinë ku jetonte shqiptari, ku ka gjetur 3 pako me 119 gram kokainë, 16 gram marijuanë, një peshore, 50 qeska mbështjellëse, 1 pistoletë me 4 fishekë të kalibrit 7.65 mm si dhe 2700 euro. Po kështu policia iu sekuestroi edhe 2 celularët. Nga verifikimet ka rezultuar se 32-vjeçari shqiptar ishte në kërkim në Shqipëri për trafik të një sasie të madhe droge, ndërkohë që në Greqi kishte hyrë dhe qëndronte ilegalisht.

Artikulli paraprakBERISHA THIRRJE RAMËS PËR DORËHEQJE: REVOLUCIONI DREJT FAZËS FINALE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA, 207 TË BURGOSUR PËR 100 MIJË BANORË