Britani, shqiptari ia mbath nga qendra e emigracionit

Një 25 vjeçar shqiptar është arratisur nga një qendër emigracioni në Britaninë e Madhe. Mediat britanike kanë publikuar identitetin e të riut shqiptar dhe foton e tij. Bëhet fjalë për Guxim Imerio, 25-vjeç nga Shqipëria, i cili është larguar një ditë më parë nga qendra e emigracionit në Dungavel, në Skoci. 25-vjeçari shqiptari u largua nga qendra e emigracionit në Dungavel (Shqiptari i larguar nga qendra e emigracionit në Britaninë e Madhe) Ai nuk ka persona familjarë në Britaninë e Madhe, por rezulton se ka disa persona të njohur në qytetin e Manchesterit. Sipas policisë lokale, Guxim Imeri nuk flet rrjedhshëm anglisht, ndërsa nuk njeh as zonën. Një inspektor policie tha se dëshiron që i riu të jetë mirë dhe i sigurt. “Z. Imerio nuk ka dijeni për zonën lokale dhe Policia e Skocisë dëshiron të sigurohet që ai të jetë i sigurt dhe mirë”, ka thënë ai. “Unë do të inkurajoj çdo përfaqësues të komunitetit që të kontaktojë policinë menjëherë nëse ata kanë informacion mbi vendndodhjen e z. Imerio ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë policinë e Skocisë në gjetjen e tij”.

Artikulli paraprakGRABITJA 30 MIJË EURO, SHQIPTARI SHPALLET I PAFAJSHËM
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI ME 41 KG KANABIS, ISHTE NË KËRKIM PËR TRE VEPRA PENALE