Shqiptari kapet me 1 mln e 700 mijë euro marijuanë

Shqiptari 31 vjecar Majron Kapllanaj 31 vjeç rezident në qytetin e Alessandria në Itali është arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikut të drogës. Në furgonin me të cilin po udhëtonte janë gjetur fshehur 170 kg marijuanë me vlerë tregu rreth 1 milionë e 700 mijë euro. Lënda narkotike ishte fshehur në një fund të dyfishtë të dyshemesë së modifikuar enkas për të ngarkuar drogën. 4 kg të tjera drogë janë gjetur në banesën e Majron Kapllanaj, pas kontrollit të policisë. Policia italiane ka ndalur 31 vjeçarin shqiptar në zonën Villanova di Cepagatti, pas një sinjalizmi të bërë nga agjentët në territor.

Artikulli paraprakAVIONI I BLUE PANORAMA PËSON DEFEKT 130 PASAGJERË BLLOKOHEN NË RINAS
Artikulli tjetërZJARR NË NJË KAMP EMIGRANTËSH, DY TË VDEKUR