Shqiptari kapet me 100 kg drogë në makinë

Plot me drogë e kishte mbushur portobagazhin e mjetit, një i ri shqiptar që u arrestua në Greqi. Makina e drejtuar nga 26 vjeçari u ndalua për kontroll në Kallpaki, rreth 20 km nga Kakavija. Në sedilet e pasme dhe në portbagazh u gjetën 13 thasë plastmasi, brenda të cilave kishte 101,5 kg kanabis. Policia thotë se mjeti u ndalua për kontroll, pasi kishte marrë sinjalizime që dyshohej për trafik droge. Të arrestuarit pritet t’i komunikohet akuza nga prokuroria e Janinës, ndërkohë që departamenti antidrogë po në Janinë, vazhdon hetimet

Artikulli paraprak1 MAJI, 200 PUNËTORËT KANË VDEKUR KËTO VITE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërBREGU KUNDËR BASHËS: NUK PYETI GRUPIN PËR BOJKOTIN E ZGJEDHJEVE